Merr flakë tigani në mes të festivalit, humb jetën një person dhe plagosen 14 të tjerë në Gjermani

402
Sigal

Ditën e sotme mediat e huaja kanë raportuar se në një fshat të Gjermanisë perendimore ka ndodhur një shpërthim, ku për pasojë ka mbetur i vdekur një person dhe 14 të tjerë janë plagosur.

Personi që ka humbur jetën është një grua e cila, raportohet të ketë vdekur nga djegiet e forta.

Të gjithë personat e plagosur kanë djegie të rrezikshme në trup, ndërsa nuk dihet nëse do t’u rezistojnë dhimbjeve.

Nga ana tjetër, policia po heton mbi ngjarjen, për të zbuluar edhe shkakun e shpërthimit në festivalin Freudenberg, teksa dyshohet se arsyeja mund të ketë qenë vaji i nxehtë në një tigan.