Merr diplomën bachelor për herë të parë stërgjyshja 89-vjeçare

472
Betty Reilly, e cila ka 13 stërnipër e stëmbesash, veshi të premten mantelin dhe kapelen e diplomimit. Reilly është studentja më e moshuar e cila ka marrë diplomën në “Florida Atlantic University” ,pas 11 vitesh studimi.
Stërgjyshja studente është rritur në New York dhe pas mbarimit të gjimnazit kishte planifikuar të vazhdonte studimet në Universitetin e Kolumbias. Por nuk mundi pasi u sëmur nga hepatiti A dhe në këtë mëyrë iu desh të priste 71 vite për t’u diplomuar.
Arsyeja pse 89 vjeçarja u detyrua të vazhdonte studimet ishte ,sepse për t’u punësuar në bibliotekën e Floridas iu duhej një diplomë universiteti.
“Ishin gjithë ata të rinj ,fëmijë të shkëlqyer të cilët dinin ta përdornin teknologjinë ,ndërsa unë dija vetëm të hapja e-mailin dhe të lexoja horoskopin”- shprehet studentja më e moshuar në botë 
Sigal