“Merkeln”, fjala e re e fjalorit të gjermanishtes

43
Angela Merkel dominon politikën gjermane prej një dekade tashmë. Mes suksesesh, por edhe dështimesh, Kancelarja ka hyrë në historinë e Gjermanisë si njeriu që e mbajti vendin të paprekur nga kriza financiare. Së fundmi, duket se Merkel do t’i shtojë një tjetër triumf vetes, edhe pse jo aq komplimentues. Këtë vit fjalori gjerman pritet të pasurohet me një fjalë të frymëzuar prej Merkel. 

“Merkeln” (të merkel) pritet të zgjidhet fjala e re e vitit nga publicistët e fjalorit të famshëm gjerman, Langenscheidt. Folja “Merkeln” udhëheq sondazhet e deritanishme si neologjizma më e përdorur dhe e votuar nga njerëzit për vitin 2015. “Merkeln” është zhargon i rinisë, ku me sa duket Kancelarja gjermane nuk gëzon një opinion fort të mirë.
Në zbërthimin që i bëhet fjalës “Merkeln”, do të thotë: të mos bësh asgjë, të mos marrësh asnjë vendim, të mos shprehësh asnjë gjë prej vetes.