Mënjanohet May, Parlamenti britanik merr kontrollin e Brexit

454
Sigal

U deshën një sërë debatesh të ashpra që zgjatën deri në mesnatë që deputetët britanike të merrnin kontrollin e plotë të Brexit. Përmes një votimi të tensionuar në Dhomën e Përfaqësuesve, ligjvënësit votuan me 329 vota pro dhe 302 kundër për të marrë kontrollin e procesit të shkëputjes nga BE-ja.

Për shumë ekspertë, ajo që kishte mbetur nga autoriteti politik i kryeministres Theresa May u copëtua pasi deputetët injoruan kërkesën e saj emocionale për të ndaluar këtë lëvizje drastike. Kontrolli i Brexit do t’u japë deputetëve britanikë fuqinë për të mbajtur një serë votimesh, për të zhbllokuar procesin e divorcit nga Brukseli zyrtar.

Votimi i ardhshëm për të gjetur një alternativë tjetër përveç marrëveshjes së paraqitur nga kryeministrja May, e cila është refuzuar dy herë nga Parlamenti, do të jetë më 27 mars Mediat britanike raportojnë se deputetët pritet të zgjedhin mes një Brexit-i pa marrëveshje, Brexit-i më të butë, anulimin e tij, ose referendum të dytë për shkëputjen nga Bashkimi Evropian.

Alternativa që presin të zgjedhin deputetët britanikë mbetet e panjohur, por disa ekspertë thonë se në një përpjekje të fundit për të rifituar kontrollin, May do të luajë “asin” që i ka mbetur: shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. Ajo premtoi se do të “angazhohet në mënyrë konstruktive” ndaj procesit, por nuk u zotua se do të miratojë çfarëdolloj vendimi që do të marrin ligjvënësit. Bashkimi Evropian i ka dhënë kryeministres kohë deri më 12 prill, për të siguruar mbështetjen e ligjvënësve britanikë për marrëveshjen që ajo ka arritur me BE-në, ose për të gjetur alternativa të tjera të zbatueshme.

Në këtë rast, Britania do të largohej nga BE-ja më 22 maj. Edhe pse britanikët kanë votuar për daljen nga BE-ja në një referendum të vitit 2016, negociatorët e Mayt nuk kanë mundur të arrijnë një marrëveshje me Brukselin, e cila do të ishte e pranueshme për të gjitha partitë në Parlamentin britanik. Tridhjetë deputetë konservatore, duke përfshirë tre ministra mbështetur amendamentin për kalimin e kontrollit të procesit të Brexit tek parlamenti, për të shmangur dalje e kombit ishullor nga unioni pa asnjë marrëveshje.

Udhëheqësi laburistëve dhe udhëheqësi i opozitës, Jeremy Corbyn 

Shpresa më e mirë e kryeministres May është që deputetët të pranojnë se dalja pa asnjë marrëveshje është një opsion i përjashtuar dhe të mbështesin marrëveshjen e saj si opsionin më pak të keq. “Edhe sikur parlamenti britanik të jetë dakord, dalja pa asnjë marrëveshje nuk do të ndodhë”, deklaroi ajo mbrëmjen e së hënës. Ekspertët britanikë parashikojnë që në votimin e ardhshëm, deputetët të votojnë për një Brexit më të butë, i cili përfshin një bashkim doganor me BE-në dhe respektimin e rregullave të një tregu të vetëm evropian.

Partia Laburiste favorizon këtë skenar si dhe shanset e një referendumi të dytë. Ish-Prokurori i Përgjithshëm Dominic Grieve deklaroi të hënën se mbajtja e një votim publik mund të konsiderohet sidomos për propozimet si të duhet të largohet Britania nga BE. Duke komentuar humbjen e kontrollit mbi Brexit nga ana e qeverisë, kreu i laburistëve, Jeremy Corbyn, tha se “kur dështon qeveria do të triumfojë parlamenti”.