Mediat serbe në panik: Thaçi paralajmëron themelimin e Ushtrisë së Kosovës

513
Mediat serbe kanë reaguar dhe i kanë kushtuar hapësirë deklaratës së presidentit të Kosovës Hashim Thaçi i cili paralajmëroi që së shpejti do të ndërrohet ligji për transformimin e FSK-së në Ushtrinë e Republikës së Kosovës. Portalet më të mëdha serbe, siç janë B92, Tanjug apo edhe RTS kanë raportuar gjerësisht për paralajmërimin e Thaçit.

Mediat serbe shkruajnë se si sesi Kosova ka vendosur të hyjë në projektin e formimit të Ushtrisë. Gjatë ditës së djeshme, gjatë ceremonisë ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, Hashim Thaçi është zotuar se shpejti do të procedojë ligjin për themelimin e ushtrisë së Kosovës.

Sigal

Kjo nuk
është asgjë e re, sepse kështu i kemi konsideruar gjithmonë dhe kështu do të
jenë përgjithmonë. Ky fakt dhe realitet nuk është risi as për NATO-n e as për
shtetet fqinje. Unë sot dua ta bëj të qartë se në ditët në vijim, shumë shpejt
brenda kompetencave të mia kushtetuese, do të ndërmarr të gjitha veprimet e
domosdoshme ligjore që transformimi i shumëpritur i themelimit të ushtrisë së
Kosovës, të bëhet realitet edhe nëpërmjet ndryshimit të Ligjit për Forcën e
Sigurisë së Kosovës”, ka deklaruar Thaçi.