Maqedoni, gripi shënon viktimën e dytë

384
Sigal

Regjistrohet viktima e dytë nga gripi sezonal. Pas pesëvjeçares nga Shutka e Shkupit, rasti i dytë është regjistruar në Ohër ku ka ndërruar jetë një 24 vjeçare cila ka qenë e shtruar në një klinikë në Shkup. Mësohet se vajza ka ndërruar jetë para dy ditësh, por rasti është publikuar sot nga autoritetet shëndetësore.

Në të dy rastet pacientët përveç gripit kanë pasur edhe simptoma të sëmundjeve tjera.

“Te njëra konstatuam astmë, ndërsa të tjetra ka qenë sindromën doëm kështu që të dy rastet kanë ndërruar jetë pasi kanë pasur ndezje të rëndë të mushkërive të bardha, dhe dëmtim të rëndë të mushkërive të zeza”, tha Zharko Karaxhovski, nga Instituti i Shëndetit Publik.

Gjatë javës së kaluar janë regjistruar 1752 raste me grip që është dyfishi i numrit të regjistruar një javë më parë. Epidemiologët janë shprehur se një numër edhe më i lartë i të prekurve nga gripi pritet në periudhën që vijon.

85% e të gjitha rasteve të izoluara në këtë moment janë të tipit H1N1 e cila në opinion njihet si gripi i derrave. Rastet tjera janë H3N1 dhe kemi dy raste të pa përcaktuara. Numri më i madh i rasteve janë nga Gostivari dhe Tetova, por ka raste dhe nga Shkupi, Kumanova dhe nga vendet më të vogla si Dibra, Kriva Pallanka.