Mamba e gjelbër i bën gjëmën pronares në Pragë dhe arratiset

634
Sigal

Një gjarpër i gjelbër shumë helmues, që u arratis nga pronari të martën pasi e kafshoi atë në kryeqytetin çek, është kapur.

Gjarpri ishte fshehur në një lagje të Pragës ndërsa banorët ishin vendosur në gatishmëri për reptilin.

Gruaja, e cila nuk e kishte regjistruar gjarprin, është në koma në spital pas marrjes së helmit të fortë.

Gjarpri u kap në një pemë afër shtëpisë së saj të premten.

Të mërkurën, policia dhe mjekët e urgjencës u thirrën në një shtëpi në lagjen Hlubocepy në jug të qytetit ku gruaja u gjet pa vetëdije.

Shtëpia ishte evakuuar dhe herpetologët (zoologët e specializuar për studimin e gjarpërinjve) u thirrën për të ndihmuar gjetjen e zvarranikut.

Fëmijët në një kopsht të afërt u mbajtën brenda si masë sigurie.

Mendohej se gjarpri nuk kishte gjasa të largohej nga shtëpia për shkak të motit të freskët, por në fund ajo u gjet në një pemë rreth 200 metra larg vendbanimit.

“Mamba u gjet dhe u kap!”, tha Miroslav Bobek, kreu i kopshtit zoologjik të Pragës, punonjësi i të cilit kapi mamban.

Ai shtoi se dita e ngrohtë të enjten dhe të premten, krijonin në gjendje thuajse subtropikale, çka mund të bënte që zvarraniku të lëvizte më lehtë.

Ekspertët thonë se helmi i gjelbër i mambës përhapet shpejt, dhe pickimi i saj mund të jetë fatal në më pak sa 30 minuta.