Maduro kërkon ndihmë nga Rusia dhe Vatikani: Na kërcënon SHBA

619
Edhe pse përballet prej disa muajsh me protesta masive për shkak të krizës ekonomike, duket se problemi për presidentin e Venezuelës Nicolas Maduro mbetet SHBA dhe presidenti Trump.
Nicolas Maduro i kërkoi ndihmë Rusisë dhe Vatikanit për të shmangur “kërcënimin ushtarak” nga Shtetet e Bashkuara dhe tha se së shpejti do shkojë në Moskë për të takuar presidentin rus, Vladimir Putin.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të shqyrtojë ndërhyrjen ushtarake kundër, siç ka thënë, qeverisë autoritare të Maduros.

Rusia ka thënë se kërcënimi i Trumpit është “i papranueshëm”.

“Venezuela ka mbështetjen e plotë dhe absolute të Rusisë”, tha Maduro, duke shtuar se së shpejti do të vizitojë Putinin, të cilin e quajti “njeri të paqes”.

“Kërkoj edhe ndihmën e Papës kundër kërcënimit ushtarak nga SHBA”-ja, tha Maduro në një konferencë për media në Karakas.
Sigal