Londer – Shtatë të arrestuar pas sulmit pranë parlamentit britanik

55
Shtatë persona janë arrestuar gjatë operacioneve që policia britanike ndërmori pas sulmit pranë parlamentit britanik i cili shkaktoi 5 të vdekur bën të ditur policia, raporton BBC.

Zyrtari Mark Rowley tha se qindra efektivë kanë ndërmarrë operacione gjithë natën dhe kanë kryer kontrolle në 6 zona.

Numërohen 40 të plagosur dhe mes tyre 7 janë në gjëndje të rëndë.