Lirohen nga paraburgimi tre deputetët e Vetëvendosjes

490
Tre deputetët e Vetëvendosjes të arrestuar një ditë më parë nga Policia në Prishtinë, janë liruar nga paraburgimi ditën e sotme.
Deputetët Albin Kurti, Donika Kadaj Bujupi e Albulena Haxhiu, akuzohen për lëshimin e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Deputetëve Kurti e Kadaj Bujupi, u është caktuar masa e “arrestit shtëpiak”, ndërsa gjykata nuk ka caktuar ndonjë masë sigurie ndaj deputetes Albulena Haxhiu.
Ata u arrestuan të premten teksa ishin duke shkuar në Kuvendin e Kosovës, pas urdhër arrestit të lëshuar ndaj tyre për shkak të mungesës në seancën gjyqësore për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.
Sigal