“Femra që vesh xhinse duhet të përdhunohet” – shokon avokati mysliman

525
Një avokat mysliman është sulmuar nga komentues të shumtë pas deklaratës së tij shokuese i cili kishte thënë se gratë që veshin xhinse duhet të grabiten dhe të përdhunohen.
image
Nabih al-Wahsh tha se nëse një grua mbante pantallona të tilla ajo meriton të sulmohej dhe të ngacmohej seksualisht dhe tha se ishte një ‘detyrë kombëtare’ e një egjiptiani për ta përdhunuar, raporton “Daily Mail”.
Komente të tilla erdhën gjatë një shfaqje televizive në kanalin satelitor Al-Assema.
Al-Wahsh u shfaq në një debat ku mysafirët myslimane te ftuar po diskutonin ligjet mbi ‘nxitjen e shthurjes’.
Ai tha se nëse gratë veshin xhinse duhet t’ju shqyhen dhe më pas duhet të ftohen njerëzit që t’i ngacmojnë ato, raporton “Al Arabiya”.
Ai tha: ‘Vajzat duhet të respektojnë veten, kështu që të tjerët t’i respektojnë. Mbrojtja e “moralit” është më e rëndësishme sesa mbrojtja e kufijve. ‘
Kjo nuk është hera e parë që Al-Wahsh është sjellë në mënyrë të egër në një studio televizive.
Vitin e kaluar, ai u shfaq në një bisedë me një imam australian, i cili tha se veshja e një hixhabi është një zgjedhje dhe jo një kërkesë fetare për gratë myslimane.
Kjo e zemëroi Al-Wahshin, i cili e hoqi këpucën e tij duke e goditur imamin në kokë.
Sigal