Lirimi i Haradinajt, Daçiç: Vendimi i Francës do ketë pasoja në marrëdhëniet tona diplomatike

443
Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic ka reaguar pas vendimit të gjykatës franceze për lirimin e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj. Gjatë një prononcimi për mediat serbe, Dacic tha se vendimi është politik, ndërsa ky vendim do ketë pasoja në marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Serbia ka nënshkruar një marrëveshje partneriteti strategjik me Francën. Çfarë partneri strategjik mund të jemi? Kjo me siguri do të ketë pasoja të rëndësishme për marrëdhëniet tona diplomatike”- ka thënë Daçiç për RTS.

Pas afro 4 muajsh nga ndalimi, Gjykata në Colmar të Francës vendosi dje për lirimin e Ramush Haradinajt.

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është ndaluar nga policia franceze më 4 janar, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia përmes Interpolit. Ai akuzohet nga drejtësia e Serbisë për krime lufte.
Sigal