Kuba i thotë sot lamtumirë liderit historik, Fidel Kastro, ai do të prehet në qytetin e tij të lindjes

457
Sigal

Kuba i thotë sot lamtumirë liderit historik, Fidel Kastro. Në këtë mënyrë përmbyllet java e nderimeve për Kastron, i cili vdiq me 25 nëntor.

Varrimi i tij u zhvillua në Santiago de Kuba, qyteti lindor ku u zhvillua revolucioni kubanes me shume se gjysme shekulli me parë, ndërsa Castro u varros pranë heroit të pavarësisë, Jose Marti. Presidenti Raul Kastro, vëllai i Fidel Kastror, ka drejtuar ceremoninë funebre ndërsa mijëra njerëz kanë nderuar ish-drejtuesin e tyre.

Ai deklaroi gjithashtu se Kuba nuk do të lejojë që emri i Fidelit t’iu vendoset rrugëve apo monumenteve, pasi kështu kishte kërkuar vet kreu historik. Kastro do të prehet në një ceremoni të thjeshtë pranë mauzoleumit të pavarësisë.