Kriza qeverisëse në Itali pas humbjes së Renzit në Referendum. Ja kush do jetë kryeministri italian

397
Sigal

Ka nisur sot dita e tretë dhe e fundit e konsultimeve të Presidentit italian të Republikës me grupimnet politike për zgjidhjen e krizës qeverisëse në vend pas dorëheqjes së kryeministrit italian Matteo Renzi nga humbja e pësuar në Referendumin e Reformës Kushtetuese.

Axhenda e ditës së sotme parashikon 6 takime me forcat më të rëndësishme politike në vend: Partia Demokratike; Forza Italia, Lëvizja 5 Yje, SEL e SI (E majta ekologjike dhe e Majta italiane); Zgjedhja Civile, Nuovo Centro Destra ( E Djathta e Re e Qëndrës).

Qëndrimet e tyre 3 forcat më të mëdha politike Partia Demokratike; Forza Italia e Lëvizja 5 Yje, i kanë bërë tashmë të qarta prej ditësh.

Partia Demokratike kërkon krijimin e një qeveri me përfshirjen e të gjitha forcave politike për të bashkëpunuar në miratimin e një ligji të ri elektoral.

Lëvizja 5 Yje kërkon që parlamenti të miratojë brenda pak ditësh një ligj elektoral e zhvillimin e zgjedhjeve të mëenjëhershme.

Ndërsa Forza Italia ka qënë më kaotike në qëndrimet e saj  dhe versioni i fundit i qëndrimit të saj  është kërkesa për një qeveri të re më afatgjate deri në përfundimin e kësaj legjislature.

Presidenti i  Republikës Sergio Mattarella i cili pritet të deklarojë sa më shpejtë të mundur zgjidhjen e kësaj krize, e ka shprehur hapur qëndrimin e tij kundër zgjedhjeve të menjëhershme “si të pakonceptueshme për të ardhmen e stabilitetin politik dhe ekonomik të vendit.”

Sipas mediave italiane hipoteza më e mundshme e zgjedhjes që do të bëj Presidenti Mattarella është krijimi i një qeverie të re deri në përfundim të kësaj legjislature.

Kandidati më i mundshëm si kryeministër flitet të jetë Ministri i Punëve të Jashtme Paolo Gentiloni, i cili gjatë orëve të fudit ka zhvilluar disa takime private me ish kreyministrin Matteo Renzi.