Krishtlindje në Britani, familja mbretërore në meshën e tradicionale

423
Familja mbretërore në Britaninë e Madhe mbërriti në Kishën ” St Magdalene” në Sandringham për të marrë pjesë në meshën tradicionale të Krishtlindjes.
Mbretëresha Elizabet mbërriti me makinë e saj personale, e ndjekur edhe nga pjesëtarët e familjes mbretërore, përfshi këtu edhe bashkëshortin e saj Princin Philip, Duka dhe Dukesha e Kembrixhit, princi William dhe Kate, si edhe Princi Harry.
Ndërsa dy vogëlushët, Princi George dhe Princesha Charlotte, nuk morën pjesë në meshën e Krishlindjes.
Me dhjetëra njerëz ishin mbledhur në ambientet e jashtme të Kishës për të përshëndetur familjen mbretërore dhe pavarësisht motit me shi, ata qëndronin atu me çadra dhe të veshur me mushama shiu.
Mbretëresha kishte veshur një fustan të kuq dhe gjithashtu mbante në dorë një çadër, teksa u largua nga kisha pas meshës, ndërsa pjesëtarët e familjes qëndruan për të përshëndetur njerëzit.
Princi Harry u përshëndet me disa njerëzit duke pozuar edhe per fotografët se bashku me ta dhe me pas u bashkua me familjen, duke u larguar.
Ndërsa urimi i mbretëreshes Elizabet për Krishlindje u transmetua në mbrëmje në televizion.
Sigal