Kreu marrëdhënie me të fejuarin, talebanët vrasin të renë

459
Një video amatore e publikuar nga mediat ndërkombëtare tregon vrasjen me gurë të një gruaje në qytetin Firoz-Koh të provincës Ghor në Afganistan më 25 tetor. Qeveria afgane ka fajësuar militantët talebanë për vrasjen. Policia ka thënë se gruaja, e identifikuar si Rokhshana, ka ikur nga shtëpia me të fejuarin e saj, në përpjekje për të gjetur një vend për t’u martuar. Një zyrtar lokal ka thënë se militantët e kanë akuzuar atë për marrëdhënie seksuale paramartesore.
Rokhshana sipas mediave lokale ishte e moshës mes 19 vjeç. Militantët talebanë e kanë futur në një gropë e më pas e kanë gjuajtur në mënyrë barbare me gurë. 
Vajzat e pamartuara në Afganistan shpesh janë të ndaluara të dalin nga shtëpitë e tyre e gjithashtu e kanë të ndaluar të kenë kontakt me njerëz që nuk janë pjesëtarë të familjes së tyre. 
Vrasja me gurë për shkelje të kurorës është e ndaluar sipas ligjit afgan, edhe pse ato që e bëjnë përballen me disa vite burg. Por në zonat rurale, ku militantët talebanë kanë pushtetin, afganët i drejtohen gjykatave të talebanëve për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. 
Gjykatat talebane marrin vendime sipas ligjit të Sheriatit, i cili parashikon dënime të tilla si vrasja me gurë apo ekzekutimet. Ky nuk është rasti i parë e i vetëm në Afganistan.
Sigal