Kosovë, Opozita kërkon largimin e Mustafës dhe zgjedhje të parakohshme

536
Partitë opozitare Lëvizja Vetëvendosje, AAK dhe Nisma kanë mbajtur sot një konferencë për media ku kanë kërkuar largimin e kryeministrit Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi dhe çuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme.
“Për katër muaj rresht përmes peticionit, protestave e kemi thënë atë gjë që u vërtetua edhe dje nga Gjykata Kushtetuese. Si e tillë marrëveshja për ‘Zajednicën’ është e anuluar. Të dy edhe Mustafa edhe Thaçi kanë bërë shkelje flagrante të Kushtetutës. Kërkojmë urgjentisht largimin e të dyve. Ose dorëheqje ose largim”, tha Ymeri.
Ndërsa nënkryetari i AAK-së Ahmet Isufi tha se dje u vërtetua se kjo qeveri, e cila shkeli interesin e Kosovës përfundimisht duhet të shkoj dhe të lëshoj rrugë në mënyrë që qytetarët e Kosovës të kenë një qeveri, e cila bazohet në zërin e qytetarëve . Zëri i qytetarëve triumfoi bashkë me opozitën. Ne konsiderojmë se menjëherë duhet të lirohen të gjithë deputetët që po mbahen padrejtësisht në burg”, tha Isufi.
Ndërsa kryetari i Nismës, Fatmir Limaj tha se “Gjykata konstatoi se marrëveshja ka qenë antikushtetuese.
“Hapi i parë pra është dorëheqja e Isa Mustafës”, tha Limaj.
Opozitarët kanë deklaruar se deri më 9 janar kur do të mbahet protesta e opozitës do të bjerë edhe qeveria.
Sigal