Kina premton 60 për qind më pak ndotje, nga impiantet e qymyrit deri në 2020-ën

423
Kina do të modernizojë deri në vitin 2020 impiantet e saj të qymyrit për të zvogëluar emetimin e gazrave ndotës deri në 60 për qind, bëri sot të ditur qeveria kineze, ndërsa po zhvillohet në Paris, Konferenca Botërore për Klimën (COP21).

Kjo nismë mundëson kursimin e rreth 100 milionë tonëve qymyr bruto dhe shmang emetimin e rreth 180 milionë tonëve dyoksid karboni, sipas një deklarate zyrtare, cituar nga agjencia zyrtare kineze e lajmeve, Hsinhua.

”Deri në vitin 2020, Kina premton se do të mbyllë impiantet të cilat nuk respektojnë standartet në fushën e kursimit të energjisë”, gjithnjë sipas së njëjtit burim.
Ky njoftim vjen një ditë pas një episodi të rëndë të ndotjes së ajrit në Pekin, ku shkak, në veçanti, mbetet rritja e numrit të impianteve të qymyrit për ngrohje.
Sigal