Kina dhe BE, marrëveshje për klimën

502
Krerët e Kinës dhe të BE-së po punojnë për të formuluar një deklaratë të përbashkët mbi marrëveshjen e klimës së Parisit, duke thënë se është një domosdoshmëri më e rëndësishme se kurrë. Në një projekt të dokumentit, theksohet angazhimi më i lartë politik për të zbatuar marrëveshjen.

Deklarata e përbashkët do të publikohet të premten, pas një samiti në Bruksel. Për më shumë se një vit, zyrtarët kinezë dhe të BE-së kanë punuar prapa skenave për të pranuar një deklaratë të përbashkët mbi ndryshimet klimatike dhe energjinë e pastër.

Dokumenti thekson rreziqet që paraqet temperatura në rritje, si një çështje e sigurisë kombëtare dhe faktor shumëzues i brishtësisë shoqërore dhe politike, duke theksuar se investimi në energjinë e pastër krijon vende pune dhe rritje ekonomike.
Sigal