Kërkohet në Parlamentin Europian pavarësia e Kosovës Lindore nga Serbia

460
Sigal

Lëvizja “VATRA”, për sensibilizimin dhe zgjidhjen e problemit të Kosovës Lindore, ka paraparë edhe kontakte me faktorin ndërkombëtar. Vatra ka paraqitur 10 kërkesa për parlamentin Evropian, të cilat do t’i paraqes Euro deputeti Bernd Posselt. Këto probleme të paraqitura janë ato që më së shumti pengojnë popullatën shqiptare të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës në realizimin e të drejtave elementare të njeriut, që u mohohen nga pushteti në Beograd! Ndërsa qëllimi final i këtyre trojeve është bashkimi i kësaj pjese me Shtetin e Kosovës. Kërkesat që do të paraqiten janë këto:

1. Të demilitarizohet zona nga ushtria dhe xhandarmëria serbe.

2. Rajonin e banuar me shqiptarë ta kontrollojnë policia multietnike, përkatësisht aty ku jetojnë shqiptarët të jenë me shumicë policë shqiptarë, pra në proporcion me numrin e banorëve.

3. Gjykatat Komunale te kthehen në Bujanovc e Preshevë;

4. Plan-programet në  shkollat fillore dhe të mesme të jenë të unifikuara me ato në Kosovës, si  dhe te lejohet përdorimi i abetares se unifikuar mbarëshqiptare.

5. Hapet universiteti në gjuhën shqipe.

6. Të ndalohet diskriminimi në zhvillim ekonomik.

7. Të lejohet marrja e dyshtetësisë banoreve të Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës.

8. Të investohet në Lëmin e Shëndetësisë duke hapur ambulanca e punkte shëndetësore, të cilat mungojnë ne masë te madhe.

9. Te lejohet përdorimi i simboleve Kombëtare dhe të lejohet vendosja e shtatoreve, busteve e pllakateve  përkujtimoreve për te rënët ne luftën fundit.

10. Të bëhet amnistia e gjithë pjesëmarrësve të luftës së vitit 2001-2002 dhe sistemimi i tyre në shoqëri.