Kërkesa e Greqisë për 292 miliardë dollarë dëmshpërblim për pushtimin, përgjigjet Gjermania

660
Sigal

Qeveria gjermane ka përsëritur qëndrimin e saj se çështja e reparacioneve të Luftës së Dytë Botërore me Greqinë është zgjidhur. Deklarata e saj vjen pasi Athina i kishte kërkuar Berlinit të hyjë në bisedime për pagimin e kompensimit.

Ambasadori i Greqisë i paraqiti një kërkesë zyrtare këtë të martë autoriteteve gjermane, raporton AP.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane, Rainer Breul, tha në Berlin të mërkurën se “po shqyrtojmë përmbajtjen”.

Ai tha se “pozicioni themelor i qeverisë gjermane nuk ka ndryshuar”, e cila është se “çështja e reparacioneve është përfunduar ligjërisht dhe politikisht”.

Një komision parlamentar grek në vitin 2016 vlerësoi se mund të kërkonte dëmshpërblime minimale prej 292 miliardë eurosh (328 miliardë dollarësh) për pushtim gjerman të Luftës së Dytë Botërore të Greqisë dhe 9.2 miliardë shtesë që rrjedhin nga Lufta e Parë Botërore.

Në prill, ligjvënësit grekë mbështetën një mocion për qeverinë që të veprojë lidhur me çështjen në fjalë.