Kaos në Paris, shoferët e taksive të liçensuara protestë kundër informalëve

515
Policia franceze sëbashku me forcat zjarrëfikesë kanë ndërhyrë për të pastruar një rrugë të bllokuar nga shoferët e taksive, të cilët kanë zgjedhur këtë mënyrë për të protestuar kundër kompanive private të taksive të njohura si uber.
Të zemëruar nga konkurenca sipas tyre e pandershme, ata kanë djegur goma makinash në mes të rrugës duke bllokuar trafikun dhe shkaktuar kaos të madhe në Paris.
Pas përleshjeve të orëve të mëngjesit, ku policia përdori gaz lotsjellës dhe arrestoi 20 persona, taksistët u mblodhën në afërsi të unazës së Parisit.
“Ne nuk jemi këtu për të ushtruar dhunë sepse nuk jemi bandidë, përkundrazi jemi njerëz të civilizuar, sot na provokuan. Jemi këtu për një arsye legjitime, kemi marrë autorizim për mbajtjen e protestës, kështu që mund të jeni të qetë”, tha Ibrahima Sylla, drejtor i një kompanie taksish online.
Ai shtoi se nuk ka vend për negociata, pasi ka vetëm dy rrugë, ose zhdukjen nga tregu të kompanive private ose kompensim për ta.
Protesta e taksistëve të liçensuar përkoi edhe me një grevë të kontrollit të trafikut ajor dhe me një protestë të mësueve që ndërprenë mësimin.
E gjitha kjo çoi Parisin në kaos.
Sigal