Kancelarja Merkel selfie me emigrantët në një qendër azilantësh

483
Kancelarja gjermane Anglea Merkel ka vizituar një qendër klandestinësh. Ajo është pritur me ngrohtësi dhe duartrokitje, ndërsa refugjatët i kanë kërkuar të bëjnë dhe selfie me të, dhe kancelarja Merkel nuk ka ngurruar tua plotësojë dëshirën.
Kancelarja gjermane vizitoi në Kreuzberg një prej shkollave ku do të arsimohen fëmijët e refugjatëve, si pjesë e programit për integrimin e familjeve të refugjatëve.
Duke folur për gazetarët Merkel tha se kjo është mënyra e duhur për rtu thënë klandestinëve se janë të mirëpritur dhe të nisin të mësojnë gjuhën gjermane. Fëmijët e refugjatëve kryesisht sirianë do të mësojnë së bashku me fëmijët gjermanë- tha merkel
“Numri i lartë i klandestinëve natyrisht shtron para nesh sfida të mëdha tha merkel, pasi në Berlin mbërrijnë cdo ditë mbi 1000 refugjatë.
Unë mund të them vetëm një gjë. Ne po bëjmë gjithcka edhe për një fëmijë të vetëm dhe po përpiqemi për tu dhënë atyre një të ardhme më të mirë” – ka thënë kancelarja Merkel.
Drejtuesit e shkollës thanë se nxënësit i përkasin moshave nga 13 në 17 vjec dhe vijnë nga Siria, Iraku, Ukraina, Bullgaria, Vietnam, Ekuador dhe Meksika.
Disa prej tyre thanë se drejtuesit e shkollës nuk e kishin frekuentuar kurrë procesin e mësimit.
Sigal