Sigal

Shteti federal amerikan i Kalifornisë përballet me tre zjarre të mëdha pyjore të cilat kanë përfshirë tërë qytetet, ku si pasojë numri i të vdekurve është rritur në 66.

Zyrtarët lokalë njoftuan se mbetjet mortore të edhe gjashtë personave të djegur janë gjetur në zonë. Më shumë se 630 persona llogariten si të zhdukur gjatë zjarrit më vdekjeprurës në historinë e Kalifornisë.

Qytetet më shumë të goditura janë Paradise dhe Malibu, ndërsa 5.600 zjarrfikës edhe më tej luftojnë kundër stuhisë së zjarrtë. Së paku 9.200 objekte tërësisht janë djegur gjatë zjarrit.

Gjatë zjarrit në Malibu janë djegur shumë vila të personaliteteve të njohura nga bota e filmit, siç janë Gerard Butler, Miley Cyrus, Scott Baio, Guillermo del Toro, Kim Kardashian, Alyssa Milano dhe Rainn Wilson.