Kadri Veseli zbulon se shefi i sigurimit të Kuvendit ka bashkëpunuar me opozitën

490
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se derisa kryesia e Kuvendit është munduar t’i ndal veprimet e deputetëve të opozitës, shefi i sigurimit të Kuvendit të Kosovës, Fatmir Shiqiri ka bashkëpunuar me opozitën.

Ai ka thënë se shefi i sigurimit nuk i përgjigjet kryetarit të Kuvendit por ka thënë se është informuar se është shkarkuar para një jave. “Derisa ne të gjithë jemi mundur t’i ndalim, shefi i sigurimit ka koketuar bashkë me opozitën”, ka thënë ai. Këtu ka reaguar deputeti i LDK-së, Arben Gashi, duke thënë se është skandal nëse dihet se qe dy muaj janë torturuar deputetët dhe qytetarët dhe nuk janë marr masa ndaj shefit të sigurimit.
Sigal