Jemen, tri sulme terroriste vdesin 22 persona

411
Të paktën 22 persona kanë humbur jetën pasi dy shpërthime terroriste kanë goditur zonën e qytetit jugor të Jemenit. Përgjegjësinë për këtë e ka marr Grupi terrorist i ashtuquajtur ISIS, raporton BBC. Sipas banorëve dhe dëshmitarëve okularë, një sulm është organizuar pasi një makinë e mbushur me eksploziv ka goditur një postbllok ushtarak në zonën al-burka të Adenit, transmeton Indeksonline. Dy nga shpërthimet e para kanë goditur pikat e kontrollit pranë një bazë të përdorur nga koalicioni kundër ISIS-it, ku u vranë shumë nga personali ushtarak dhe civil. Ndërsa, shpërthimi i tretë ndodhi kur një ambulancë e ngarkuar me eksploziv u aktivizua pranë një postblloku ushtarak. Sulmet sipas BBC-së po ndodhin në prag të përvjetorit të parë të koalicionit të udhëhequr nga Arabia saudite kundër rebelëve.
Sigal