Ja si e ka pritur lirimin e të burgosurve të rastit “Monstra”, Zoran Zaev

634
Numri një i Qeverisë Zoran Zaev ka treguar sesi e ka pritur vendimin për lirimin e të akuzuarve të “Monstrës.
“Patjetër të dihet e vërteta nëse duam të jemi shtet normal, në këtë drejtim e shoh edhe vendimin e Prokurorisë. Prokuroria ka vepruar drejtë, me qëllim të shqyrtohen dëshmitë e PSP-së. Kjo hodhi në njollë të zezë jo vetëm tek shqiptarët por te të gjithë. Të gjithë e duan drejtësinë. Proceset gjyqësore po rrjedhin”, ka thënë Zaev në “Rruga drejt” në Alsat-M.
Lidhur me rastin e “Lagjes së trimave”, ai tha se do t’i jepet rast instancave të këtushme gjyqësore dhe se mund të ftojnë ndonjë ekspertë të huaj ndërkombëtar që do të ndjek gjithë procesin.
Sigal