Italia dërgon një tjetër kontigjent ushtarak në Irak

525
Italia do të dërgojë një kontigjent ushtarak shtesë prej 130 trupash në Erbil në Irak, në përgjigje të kërkesave të parashtruara nga Franca pranë partnerëve të Bashkimit Evropian pas sulmeve terroriste në muajin nëntor, njoftoi sot ministrja italiane e Mbrojtjes, Roberta Pinotti.

“Ky kontigjent i përbërë nga 130 trupa janë të pajisur me helikopterë të ndihmës së shpejtë dhe ato luftarakë, të cilët kanë kryesisht si mision të shpëtojnë të plagosurit”, sqaroi ministrja për stacionin televiziv italian TV7.
“Forcat amerikanë kanë vlerësuar mundësinë e zhvendosjes në Turqi të këtij kontigjenti italian, për të mundësuar ndërhyrjen në Siri. Ky është një tjetër angazhim mjaft i rëndësishëm nga ana e Italisë në luftën kundër terrorizmit”, sqaroi Pinotti.
Sigal