“Politikanët të vaksinohen të parët që të bindemi të gjithë si funksionon”/ Shefi i Sëmundjeve Infektive në Romë lëshon thirrjen urgjente

278
Sigal

Mjeku Massimo Andreoni me anë të një deklarate u ka bërë thirrje të fortë të gjithë politikanëve që ta provojnë ato të parët.

“Ekziston një sistem për të cilin të gjithë duhet të bien dakord, si ata që duan të shpëtojnë jetë, ashtu edhe ata që kujdesen për ekonominë, i cili është vaksinimi. Do të ishte një sinjal i shkëlqyeshëm, me sens qytetar dhe përgjegjësi, që të gjithë politikanët të vaksinohen kundër Covid”.

Kështu deklaroi Massimo Andreoni, drejtor shkencor i Simit (Shoqëria Italiane e Sëmundjeve Infektive dhe Tropikale) dhe Shef i Sëmundjeve Infektive në Poliklinikën Tor Vergata në Romë, në mediat italiane.

“Unë do të doja të kontrolloja se sa nga njerëzit që duhet të na administrojnë do të vaksinohen dhe janë të vendosur të vaksinohen. Mendoj se do të ishte një shenjë e mirë ”, përsëriti Andreoni.