ISIS shënon viktima të tjera, vret 86 persona në Irak

457
Rreth 86 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë kanë ngelur të plagosur si pasojë e një shpërthimi makinë-bombë. Ngjarja ka ndodhur në njërin prej tregjeve të qytetit Bani Saad në Irak.
Në mes të viktimave shumica janë fëmijë, të cilët po festonin Fitër Bajramin. Grupi i Shteti Islamik, i cili ka kontrollin e asaj zone ka thënë se është përgjegjës për sulmin pasi një anëtar i tyre ka shpërthyer tre tonë eksploziv në turmë.
Policia ka bërë të ditur lajmin duke thënë se shpërthimi ka qenë i fortë dhe se ka shkatërruar disa ndërtesa. Ahme al-Tamimi, shefi i policisë ka treguar për pamjet pas sulmit ku shfaqeshin nënat që mblidhnin pjesët e trupit të fëmijëve të tyre.
Ndërsa autoritetet lokale kanë shpallur tre ditë zie si dhe kanë anuluar festimet për Fitër Bajramin. Grupi terrorist i ISIS po lufton forcat qeveritare në veri dhe perëndim të Irakut.
Sigal