Humb jetën në aksident modelja shqiptare dhe i dashuri fotograf

547
Sigal

Një çift ka humbur jetën pasi motori me të cilin po udhëtonin shpërtheu në flakë në rrugën Acqua Vergine të Romës, pas përplasjes me një Mercedes që drejtohej nga një 34-vjeçar me origjinë rumune.

Viktimat janë Stella Vasilika Kerxhalli, 31 vjeç, me origjinë shqiptare, por që prej vitesh jetonte në Romë dhe i dashuri i saj Christian Milo, 30 vjeç, fotograf ndërkombëtar i modës.

Shqiptarja humbi jetën rrugës për në spitalin “Tor Vergata” duke mos u mbijetuar dot plagëve të marra ndërsa bashkëshorti i saj gjeti vdekjen e menjëhershme.

Chris kishte lidhur bashkëpunimin me markat më të njohura. Së bashku me të dashurën e tij Stella, ata krijuan një studio fotografie “Wallnut”. Stella Vasilika është shqiptare, por gjatë viteve të shkollës në Itali, ajo është birësuar nga një familje romane. E kishte lënë pas karrierën e modelimit për të studiuar arkitekturë derisa u njoh me Chris.

Drejtuesi i mjetit Mercedes me të cilin u përplas motori i viktimave nuk ka mbetur i lënduar, por është shoqëruar nga policia për të kryer testin e alkoolit dhe drogës.