Sigal

HOLANDE – Një plagosje e dyfishtë ka ndodhur sot në kryeqytetin e Holandës, Amsterdam pasi një person goditi me thikë dy të tjerë.

Ngjarja ndodhi në një stacion hekurudhor të Amsterdamit, por agresori u qëllua menjëherë nga policia. Ende nuk dihet nëse incidenti lidhet me terrorizmin.

Dy të plagosurit, si edhe sulmuesi, janë dërguar në një spital lokal tha policia hollandeze në një postim në Tëitter.

Udhëtarëve iu është këshilluar që të shmangin zonën dhe stacioni hekurudhor është pjesërisht i mbyllur. Më vonë policia raportoi se incidenti  ndodhi pas një debati që degjeneroi në sulm me thikë.

Fillimisht u mbyll i gjithë stacioni hekurudhor, por disa shërbime rinisën.