Haradinaj reagon pas arrestimit të deputetëve të Vetëvendosjes: Rebelimi i tyre solli të mira por…

681
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur të premten për arrestimin e deputetëve të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, Albulena Haxhiut dhe Donika Kadaj-Bujupit, duke thënë se i vjen keq për atë që ka ndodhur. Nga një anë Haradinaj i merr në mbrojtje por thotë se nuk kanë pse të mos paraqiten në Gjykatë.
“Sot ndodhi arrestimi i deputetëve të Kosovës. Tani e vërteta është se kundërshtonim marrëveshje që mbesin rrezik për Kosovën. Ne mendojmë që ai rebelim i atëhershëm ka sjelle të mira”, tha Haradinaj, duke iu referuar protestave që ai bashkë me VV bënin kundër demarkacionit.
Ai ka thënë se deputetët që kanë kundërshtuar nuk kanë pse të mos paraqiten në Gjykatë, pasi nuk kanë bërë asgjë që duhet të fshihet. “Të gjithë e kemi bërë me vetëdije kundërshtimin”, ka thënë Haradinaj.
Sigal