Guatemala – Zjarr në një jetimore, 22 të vdekur, dhjetra të plagosur

46
Të paktën 22 persona humbën jetën ndërsa dhjetra të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një zjarri që shpërtheu në sektorin e grave në një jetimore në afërsi të qytetit të Guatemalas.
Zjarri erdhi si pasojë e protestës që nisi një ditë më parë, ku disa nga personat rezidentë në Qendrën e Pritjes i vunë zjarrin dyshekëve të tyre.