Gruevski: Partitë shqiptare në presion që të mos bëjnë koalicion me mua

421
Sigal

Do të mundohem të formojë qeverinë por jo me
çdo çmim. Nëse gjithçka shkon sipas rendit dhe kushtetutës në Maqedoni do duhej
të formojë qeverinë, nëse thyhen rregullat gjithçka është e mundëshme, kështu
ka thënë në intervistën e tij për “Dnevnik” lideri i VMRO-DPMNE,
Nikolla Gruevski pas publikimit të platformës nga partitë shqiptare të cilat
kanë vënë kusht për plotësimin e saj për koalicion me partitë maqedonase në
qeverinë e ardhëshme.http://ads.panorama.com.al/www/delivery/lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=179&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fgruevski-partite-shqiptare-ne-presion-qe-te-mos-bejne-koalicion-me-mua%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2F&cb=7160cdf5b9

Mes partive shqiptare po krijohet një platformë e
përbashkët. Po bëhet atmosferë që këtë herë mos bëjnë koalicion me VMRO-DPMNE?

Po, përsëri ajo atmosferë si në të kaluarën dhe tash
jepet nga mediat dhe personat që i përkasin financimit nga Instituti i
shoqërisë së hapur. Përfshirja e disa politikanëve të jashtëm dhe diplomatëve
në storien e njejtë është nga operacioni i kaluar i drejtuar nga një qendër.
Megjithatë, vendimi do jetë i yni, i BDI dhe partive tjera, dhe askush nuk do
ketë të drejtë të flasë për tjerët ose të sugjerojë ose të bëj presion sepse
vendimi është i yni.

Shumë politikan shqiptarë dhe analist theksojnë se
elektorati shqiptarë kërkon qeveri të udhëhequr nga LSDM dhe partitë shqiptare?

Në vitin 2008 elektorati maqedonas e në veçanti ai i
VMRO-DPMNE nuk dëshironte koalicion mes VMRO-DPMNE dhe BDI, por ajo ndodhi
sepse shqiptarët në Maqedoni e zgjodhën BDI-në si parti që do i përfaqësojë në
qeveri.

Por, këtë herë edhe mediat shqiptare janë me të
njejtin qëndrim?

Po, njejtë edhe në 2008 ndodhi me mediat maqedonase.

Thonë se edhe anëtarësia e BDI nuk dëshiron
koalicion me VMRO-DPMNE?

Nuk e di çfarë mendon anëtarësia e BDI por e di si
mendonte anëtarësia e VMRO në 2008, deri më 2011 dhe në 2014. Megjithatë,
VMRO-DPMNE atëherë vendosi të koalicionojë me BDI sepse ishte e qartë nga
zgjedhjet që shumica e qytetarëve shqiptarë deshën BDI-në në qeveri.

Nuk ishte ashtu dhe në 2006?

Në vitin 2006 nuk mund të ishte ndryshe sepse ne nuk
njiheshim fare, madje kishim të freskëta kujtimet nga konflikti i 2001 kur
ishim në dy anë të kundërta. Megjithatë, edhe ne politikanët por edhe më vonë
elektorati gjetëm forcë që të kalojmë këto sfida.

Megjithatë, BDI mund të sjellë një vendim ndryshe?

BDI ka të drejtë të merr vendim ndryshe si të dojë
ashtu si mundemi dhe ne.

Do të thoni se në të ardhmen nuk do bëni koalicion
me ata nëse nuk shkojnë në koalicion me VMRO-DPMNE si parti e cila mori më
shumë vota dhe deputetët?

Mendova në mënyrë gjenerale se çdokush mund të merr
vendim vet, por nëse doni të përgjigjem në këtë pyetje, do themë. Nëse tani BDI
shkon në koalicion me të dytën në vend me të parën kjo do të thotë vendosje e
praktikës së re dhe traditë të re në Maqedoni, në të cilën ne do të vendosim më
pas por edhe në të ardhmen njejtë.

Çfarë ndodh nëse LSDM-ja tani ju ofronë kushte më të
mira për koalicion?

– Ai që ka humbur zakonisht ofron kushte më të
mira. Përndryshe nuk ka se si të jetë. Në vitin 2008 dhe në vitin 2014
VMRO-DPMNE mund të formonte qeveri pa BDI dhe pa asnjë parti tjetër
shqiptare. Pyetja është nëse  do të veprojë sipas parimeve të cilat dje
BDI publikisht i mbronte apo do i ndryshojmë. Ne jemi të gatshëm për të dy
variantet. Por jo vetëm në këto zgjedhje, por edhe në të ardhmen.

Doni të thoni se nëse tani BDI nuk futet në
koalicion me VMRO-DPMNE në zgjedhjet e ardhëshme nëse fitoni nuk do i merrni në
koalicion?

Në qoftë se VMRO-DPMNE si parti fituese e
zgjedhjeve do të manipulohet nga BDI, pa marrë parasyshë aryetë që këtë, të jem
i qartë se VMRO-DPMNE do të kthehet me derë të madhe në pushtet edhe atë për dy
mandate me rradhë, dhe do jemi pa asnjë kusht për formimin e qeverisë.

Si do qoftë, gjashtë partitë shqiptare, tre parti
dhe një koalicion i përbërë nga tri parti kanë dalë me platformë të përbashkët?

Edhe ne si në të kaluarën edhe në të ardhmen do jemi
në koalicion me 25 parti me platformë të përbashkët. Në qoftë se duam të luajmë
lojra me platforma, nuk ka asnjë problem, kështu do të vazhdojmë
prej tani.

Ahmeti ka thënë se për të më e rëndësishme është
interesi i shqiptarëve dhe platforma?

Për mua më të rëndësishme janë interesat e
maqedonasve dhe gjithë qytetarëve të vendit përfshirë dhe shqiptarët. Besoj se
koalicionimi që do bëjnë me LSDM më shumë do i ndihmojë asaj në elektoratin
shqiptarë.

Nuk do ju ndihmojë në këtë rast shqiptarëve në Maqedoni?

Shqiptarëve në Maqedoni nuk do ju ndihmojë
dygjuhësia në gjithë vendin përfshirë edhe në Delçevë e Berovë, atyre do ju
ndihmojnë që në 4 vitet e ardhëshme të hapen 100 ose 150 fabrika të reja
dhe punësimi i njerëzve. Nëse fillon të rritet standardi i jetesës, nëse marrin
pensione më të larta, paga, subvencione, ndihmë sociale, ndërtim i
infrastrukturës së nevojshme, nëse marrin mbështetje për ndërtimin e shtëpive,
nëse do të bëhen shumë reforma dhe vendi të shkojë përpara.

Megjithatë, dygjuhësia në tërë territorin është
objektivi i BDI dhe partitë shqiptare dhe ata mund të bëjë gjithçka në fuqinë e
tyre për të arritur atë, edhe nëse kjo do të thotë që për të hyrë në një
koalicion me LSDM-në për disa kohë, edhe me koston e më pak vende pune?

Dygjuhësia në të gjithë territorin dhe ndarje në
kantone nuk mund të realizohet në qoftë se VMRO-DPMNE është kundër kësaj.


Si do të parandaloni këtë, nëse BDI bën një koalicion me LSDM dhe partitë tjera
shqiptare?

E dinë në BDI se si.

E pra, na e thoni edhe neve.

Do më kuptoni se disa nga planet tona nuk dua
t’i zbuloj.
Disa njerëz nga lidershipi i BDI-së, per shembull, Nevzat Bejta doli hapur
kundër një koalicion me VMRO-DPMNE dhe kundër jush, duke thënë se i irritoni, i
poshtëroni dhe ofendoni shqiptarët dhe se keni përdorur fjalor kundër
shqiptarëve. Ai  tha se nuk ka takuar asnjë shqiptar që i thotë “Po” për
pushtetin e Nikolla Gruevskit.

Nuk kemi ofenduar shqiptarët me asgjë, e as më pak i
kemi poshtëruar, dhe për këtë kam folur shumë në intervistën emëparshme
që këto ditë është publikuar. Nëse dikë kemi irrituar nuk e di, por
nëse e kemi  irrituar me diçka, sigurisht nuk ka qënë e qëllimshëme
dhe me vetëdije.
Në lidhje me faktin se Bejta nuk ka takuar asnjë shqiptar që i thotë “Po”
pushtetit të  Nikolla Gruevskit, nuk mund të komentojë mbi këtë, por unë
njoh shumë të tillë që mendojnë dhe analizojnë me kokën e tyre dhe nuk marrin
vendim mbi bazë të informacioneve të  publikuara nga mediat shqiptare
dhe mercenarëve të Sorosit. Një nga ata shqiptarë është pikërisht Nevzat
Bejta.

 Si jeni kaq i sigurt se bëhet fjalë për
këto që thoni ju e jo për ato që thonë ata?

– Diku nga marsi ose prilli i 2016 kur për herë të parë është përmendur se
do të kërkohet vayhdim i afatit, ne ofruam një zgjidhje, nëse me të vërtetë nuk
mund të arrihet në kohë të rritet numëri i prokurorëve. Por një gjë e
tillë nuk u pranua dhe nuk pati asnjë argument se pse nuk pranojnë. Ata
nuk kanë nevojë për kohë për punë por kanë nevojë për kohë dhe për PSP që të
realizojnë qëllimet e tjera që kanë.

Por, BDI dërgon sinjale se nuk do të bëjë koalicion
me një parti që nuk do të mbështesë vazhdimin e mandatit të PSP. PSP është
përfshirë edhe në platformën e përbashkët.

Së pari, unë do të jem i saktë dhe do të
përmbahen dhe nuk do të flasë se cili është mendimi për PSP i shumë zyrtarëve
të lartë- nga BDI të cilët komunikojnë me përfaqësuesit tanë.

Së dyti, në qoftë se BDI nuk dëshiron të hyjë në
koalicion me ne, sepse ne nuk e pranojmë vazhdimin e mandatit të PSP-së, dhe e
bëjmë këtë me argumente të forta që askush nuk mund t’I hedh poshtë,
atëherë unë do të them se ata mund të veprojnë si ata të vendosin. Siç kam
thënë më parë, ne nuk do të bëjë koalicion me çdo çmim. Megjithatë, BDI e di se
nëse ne jemi në qeveri apo në opozitë, kërkesa për mandatin e PSP-së nuk do të
realizohet, sepse sipas Marrëveshjesë ndryshimet nuk mund të bëhet me dy të
tretat por me pëlqimin e të katër partive nënshkruese.

Atëherë pse BDI këmbëngul për PSP?

-Sepse sipas informatave të mia, që nuk i
kam marrë një BDI por nga miq të tjerë të përbashkët, dikush u ushtron
presjon. Siç ushtronin presjon ndaj BDI dhe PDSH gjatë negociatat
në qershor-korrik 2015 që të na bëjnë të ditur se nëse nuk mbështetim
krijimin e PSP-së, njëra do të dal nga qeveria dhe tjetra  nuk do të hyjë,
në atë moment do të krijohej një situatë e vështirë dhe kriza do të thellohej
akoma më shumë Dolëm në zgjedhjet që askush nuk i kontestoi dhe morëm
legjitimitetin. Ne kemi një fitues të qartë dhe një humbës,  me pozicione
të qarta për shumë çështje duke përfshirë edhe PSP.

Atëherë do t’i tregoni personat për të cilët thoni
se keni informacione që ushtrojnë presjon ndaj BDI?

Nuk është diçka që duhet ta tregojë unë. Por është e
mundur vetë të tregojnë, tani për tani punojnë pak në fshehtësi.

Duhet të vë në dukje se disa gjëra nuk i thonë
hapur.

Si një politikan me funksion të tillë flasë
shumë hapur. Unë nuk jam as gazetar as analist i lirë apo një politikan
i pensionuar. Ato që i them, nga pozita që mbajë tani mund të sjellin
probleme dhe pasoja për të gjithë vendin dhe unë duhet të veprojnë me
përgjegjësi dhe me saktësi të gjykojë se çfarë dhe kur mund të them.

A mund që BDI të kërkojë diçka tjetër? Nga ana
tjetër, publiku është dëshmitarë se partitë shqiptare janë vazhdimisht në
ofensivë, gjithmonë kanë kërkesa?

Nëse BDI mund të kërkojë diçka tjetër ata mund t’i
përgjigjen më mirë kësaj pyetje. Por të jemi të qartë, ne jemi duke folur në
këtë intervistë për çështje që BDI paraqitur. VMRO-DPMNE ka edhe shumë çështje
për të diskutuar me BDI-në 20 ditët e ardhshme. Ne gjithashtu kemi kërkesat
tona. Ka shumë çështje që prekin maqedonasit dhe në përgjithësi të gjithë
qytetarët, duke përfshirë edhe shqiptarët dhe ne duhet t’i trajtojmë ato së
bashku dhe të gjejnë zgjidhje. Ne kemi një listë të gjatë me çështje që duhet t’i
diskutojmë me ta. Ne nuk synojmë të diskutuar vetëm për këto 2-3 gjëra. Ka
shumë çështje për të pastruar. Ka pakënaqësi tek maqedonasit që jetojnë në
zonat ku kryetarët janë nga BDI apo ku shumica e popullsisë janë shqiptarë dhe
pakica janë maqedonas, duke përfshirë edhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit në
ato vende.


Le të kthehemi në platformën e partive shqiptare. Një nga kërkesat është më
shumë para për shqiptarët nga buxheti i Maqedonisë, duke pasur parasysh se
kontribuojnë më shumë se sa marrin?

-Kjo është një temë që është vështirë të
shpjegohet në një intervistë të shkurtër. Nevojitet më shumë hapësirë ​​për
debat.
Disi mund të përcaktohet se kush sa kontribuon në buxhet, edhe pse nuk është e
lehtë për të përcaktuar kriteret dhe do të zgjasë shumë kohë. Nëse dikush
dëshiron të fillojë një procedurë të tillë unë jam i gatshëm për një gjë të
tillë por pastaj të mos ketë pendime kur të dalin rezultatet.

Por të më përgjigjet dikush se si do të llogaritet
se për kë shpenzohen para kur  ndërtohet një autostradë nga Gostivari në
Kërçovë apo qendër klinike në Shkup, ose kur bëhet fjalë për pajisjet për
klinikën në Tetovë etj, sa nga parat shkojnë për maqedonasit, sa për
shqiptarët, turq apo të tjerët. Impiant uji në Gostivar, pastrimi i kanaleve e
tje si do të përcaktohet se është një investim për maqedonasit apo
 investim për shqiptarëtsi do të përcaktohen kriteret. Po çfarë të themi
për trenat, autobusët e qytetit të Shkupit, aeroplanët për shuarjen e
zjarreve, pastrimin e shtretërve të lumenjve, tubacioneve të reja…. do të
ngatërrohemi në llogaritjet pafund dhe debatet.

Por, BDI është nën presion të vazhdueshëm nga
opozita shqiptare se shqiptarët në Maqedoni nuk marrin para të mjaftueshme nga
buxheti?

Çdo parti shqiptare e opozitës në gjithë këto 25
vjet ka kritikuar partinë shqiptare në pushtet se ka bërë shumë pak për vendet
ku jeton shumica shqiptare e popullsisë. Kështu ka qënë këto 25 vjet dhe kështu
do të jetë gjithmonë. Një luftë legjitime politike, por a është realitet është
një çështje krejt tjetër. Kjo është një temë për të cilëm unë mund të
debatojë me të gjithë por kjo kërkon më shumë kohë.

Nga ana tjetër, në një kohë dhe negociata të tilla,
vendosja e kushteve të këtij lloji nuk do të jenë gjë tjetër veçse një
formë shantazhi politik. Do të jetë njësojë sikur tjetër VMRO-DPMNE të fitojë
63 deputetë dhe të shantazhojë partin shqiptare e cila shpreson tëhyjë në
koalicionin qeverisës të pranojë një buxhet të përshtatura sipasë kushteve tona
duke përdorur avantazhin e tanishme me deputetët. Dhe avantazhin që e ke sot
nuk mund ta kesh edhe nesër.

Rrethanat do të ndryshojë, por ne, qytetarët dhe
partitë do të mbetemi. Ambasadorët do të largohet pas një kohë, partitë në
vendet e tyre do të ndryshojë, rrethanat ndërkombëtare janë situata të
ndryshueshme. Diplomatët vijnë dhe shkojnë, këtu ne kemi nevojë për të jetuar
dhe për të punuar së bashku. Kur merren vendime, duhet të mendohet në afat të
gjatë.