Gruaja shpenzon 19,000 dollarë për veshkën e maces së saj

115
Çfarë do të bënit me 19,000 dollarë? Do të blinit një makinë apo shtëpi të re? Të paguani faturat e prapambetura? Një profesoreshë e universitetit të Baltimore në SHBA e përdori këtë shumë të konsiderueshme parash për të shpëtuar jetën e maces së saj. Ajo tha se çdo qindarkë ia vlejti për të shpëtuar jetën e kafshës së saj shtëpiake.
Kur macja filloi të mos ndihej mirë për shkak të problemit në veshka, Betsy Boyd nuk e mendoi dy herë që të jepte kaq shumë para për ta shëruar atë.
“Macja më duket gati si njeri”, shpjegon ajo. “Është një mik i mirë dhe besoja se ky mik donte të jetonte, prandaj paguajta për operacionin”.
Një veshkë për një mace kushton rreth 20,000 dollarë.
Boyd tha se ajo dhe bashkëshorti i saj kanë paguar për operacionin nga kursimet e tyre. Ata anuluan planet për të blerë një makinë të re.
Sipas CBS Baltimore, çifti më pas adoptoi edhe maçokun nga i cili u mor veshka.
Boyd tha se po shpenzon ende qindra dollarë për ilaçe dhe gjak për t’u siguruar që trupi i maces së saj të mos e refuzojë veshkën e re.