Greqia nis ndërtimin e 5 qendrave për regjistrimin e emigrantëve

501
Greqia ka nisur punën për ndërtimin e pesë qëndrave të reja të regjistrimit për emigrantët dhe dy kampeve të përhoshme të qëndrimit, pas ultimatumit të dhënë nga Bashkimi Europian.
Vëtëm disa janë më parë, përfaqësuesit më të lartë deklaruan se qeveria e Athinës nuk kishte plotësuar siç duhet kriteret për regjistrimin e emigrantëve, duke i vendosur një afat dy mujor për të përmbushur detyrimet.
BE paralajmëroi se në rast se Greqia nuk do t’i zbatonte udhëzimet, mund të konsiderohej përjashtimi i saj nga zona Schengen.
Ministri i Brendshëm grek, Panos Kammenos, tha se përfundimi i qëndrave të regjistrimit dhe i kampeve do të përfundojë brenda datës 15 shkurt. Përvec regjistrimit, autoritetet helene duhet gjithashtu që të kontrrollojnë si dhe të marrin shenjat e gishtërinjve nga emigrantët.
Ndërkohë, situata vijon të mbetet kaotike në kufirin greko maqedonas, teksa më shumë se 3.000 emigrantë e kaluan mbrëmjen ne temperatura që kanë zbritur nën 0 gradë celcius.
Qeveria e Shkupit ka vendosur që të lejojë kalimin e azil-kërkuesve, por duke vendosur një kuotë ditore.
Emigrantët shprehen se pavarëisht vështirësive dhe temperaturave të ulta, ata janë të vendosur që të mbërrijnë në destinacionin e tyre. Refugjatët përdorin autobusë për të udhëtuar drejt Serbisë, nga ku vazhdojnë rrugëtimin e tyre drejt Europës Perëndimore.
Sigal