Greqi/ Shqiptari gjendet i vdekur në burg

651
Sigal

Një ngjarje e rëndë është shënuar në shtetin fqinj, Greqi.

Një 36-vjeçar u gjet i vdekur në burg.

Shtetasi shqiptar është gjetur i vdekur sot në mëngjes në burgun e Agias në Hania. Autoritetet kanë lajmëruar se në trupin e shqiptarit nuk janë gjetur shenja të dukshme të dhunës.

Trupi i pajetë i 36-vjeçarit është transportuar drejt Spitalit të Hanias për ekspertizë mjeko-ligjore.

Po vazhdojnë hetimet për ngjarjen tragjike.