Greqi – Me 43 kg drogë në bagazh i shpëton policisë, në kërkim shqiptari

501
Një sasi prej 43 kg kanabis është sekuestruar nga policia greke, që ka shpallur në kërkim një shqiptar.

Droga u gjet në bagazhin e një makine të braktisur, ndërsa drejtuesi i mjetit, një 35-vjeçar nga Shqipëria, u shpall në kërkim.

Ndërsa po ecte në autostradën Egnatia, në afërsi të Mocovos, 35-vjeçari nuk iu bind sinjalit të policisë për të ndaluar dhe rriti shpejtësinë. Pak më vonë, e la makinën në anë të rrugës dhe u zhduk duke ecur me këmbë, raportojnë mediat lokale.

Në bagazhin e autoveturës policia gjeti dy çanta, brenda të cilave ndodheshin 26 pako me kanabis, me peshë të përgjithshme 43 kilogramë e 380 gramë.

Sipas policisë, mjeti ishte vjedhur në Peristeri të Athinës, më 21 prill 2017.
Sigal