Greqi/ Do të shiteshin jashtë në të zezë, bllokohen 35 kafshë

186

Ndërhyrja e prokurorit zbuloi 35 kafshë, qen dhe mace që do transportoheshin nga porti i Patras pa dokumentet e nevojshme, Kafshët u ngarkuan me një mini-furgon me qëllim transportimin e tyre jashtë vendit.

Prokurori menjëherë urdhëroi konfiskimin e të paktën 35 qenve dhe maceve dhe filloi hetimet. Sipas burimeve  si qentë dhe macet kanë si destinacion përfundimtar Britaninë e Madhe, Gjermaninë dhe Holandën, ndërsa janë mbledhur nga Zakynthos dhe Kefalonia.

Organizatat e Mbrojtjes  së kafshëve janë veçanërisht të shqetësuar në lidhje me destinacionin përfundimtar dhe përdorimin e kafshëve të  mbledhura nga Greqia, si dhe lehtësinë me të cilën kalojnë kufirin grek  për t’u transportuar jashtë vendit.

Sipas kësaj organizate,  brenda pesë vjetësh nga Zakinthos dhe Kefalonia vetëm nëpërmjet portit të Kyllini, kanë kaluar kufirin grek të paktën 7,500 qen endacakë dhe mace me destinacion Evropën veriore.