Greqi, dalin rezultatet e para për 51 % të votave, mbi 65.8 % ‘Jo’

429
GREQI – Numërimi i votave për referendumin grek për të pranuar kushtet e kreditorëve ndërkombëtarë po ecën me ritme të shpejta. Ndërsa ka kaluar 3 orë nga mbyllja e qendrave të numërimit janë numëruar 51 % e votave nga rezultatet paraprake rezulton se mbi 65 % e tyre kanë votuar “Jo”. 
Qeveria u kishte bërë thirrje zgjedhësve të votojnë “JO”, por kundërshtarët paralajmëronin se kjo zgjedhje do ta nxirrte Greqinë nga eurozona. 
Ministri grek i financave Yanis Varoufakis tha dje për median spanjolle se BE nuk ka bazë ligjore për ta nxjerrë Greqinë nga euro. Në prag të referendumit ai akuzoi kreditorët e Athinës se po përpiqen të krijojnë panik tek votuesit.
Ndërkohë, kufiri i tërheqjeve nga bankomatet është ulur në 50 euro, për shkak se ka mungesë të kartëmonedhave prerje 20 euro. Kreu i Bankës Kombëtare gjermane, Jens Weidman paralajmëron se në rast të daljes së Greqisë nga eurozona, banka kombëtare gjermane do të humbiste 14.4 miliardë euro.
Banka Qendrore greke pritet të kërkojë sonte një ndihmë emergjente nga Banka Qendrore Europiane që bankat të kenë likuiditet, por Mario Draghi, kreu i BQE ka deklaruar se nëse në referendum votohet me shumicë ‘’jo’’, atëherë programi europian i ndihmës ndaj bankave greke do të ndalojë. Nëse nuk arrihet një marrëveshje e shpejtë, mundësisht brenda të hënës, sipas BBC, kompanitë greke do të fillonin të hiqnin punonjës nga puna për shkak të problemeve financiare.
“Sot demokracia fitoi ndaj frikës”. Kështu u shpreh kryeministri i Greqisë Aleksis Tsipras pasi hodhi votën e tij. “Populli grek dha mesazhin se ka zgjedhje, jam optimist. Nga nesër për ne do të hapet një rrugë e re për të gjithë njerëzit drejt Evropës. Sot demokracia fiton ndaj frikës”, – tha Tsipras. 
Ora 20:53 Numërohen gjysmat e votave, Greqia drejt vendimit “JO” 
Numërimi i votave për referendumin grek për të pranuar kushtet e kreditorëve ndërkombëtarë po ecën me ritme të shpejta. Ndërsa ka kaluar 3 orë nga mbyllja e qendrave të numërimit janë numëruar 51 % e votave nga rezultatet paraprake rezulton se mbi 65 % e tyre kanë votuar “Jo”. 
Ora 19:37 Numërohen 20 % të votave, 60 % kanë votuar “Jo”
Numërimi i votave për referendumin grek për të pranuar kushtet e kreditorëve ndërkombëtarë po ecën me ritme të shpejta. Ndërsa janë në 1 orë e 30 minuta janë numëruar 16 % e votave nga rezultatet paraprake rezulton se mbi 60 % e tyre kanë votuar “Jo”.
Ora 18:00 Mbyllen qendrat e votomit, Exit Polle-t: Shumica votuan “JO”
Janë mbyllur qendrat e votimit në Greqi. Në exit poll-et e para të mediave greke raportohet se shumica kanë votuar ‘’jo’’. Alpha TV në parashikimet e saj jep 49-54% për ‘’jo’’ dhe 45-50% për ‘’po’’. Star Tv jep 51.5% për ‘’jo’’ dhe 49.5% për ‘’po’’.
Gazetarë grekë për BBC kanë deklaruar se nga vëzhgimet e tyre duket se vota ‘’jo’’ është dominuese. Megjithatë, sipas BBC, pritet që rezultatet zyrtare të mund të jepen edhe rreth 2 orë e gjysmë pas mbylljes së qendrave të votimit. 
Sigal