Gratë e marra peng nga ISIS rrëfejnë dhunën

447
Dy gra të komunitetit Yazidi, të cilat u kapën dhe abuzuan sekualisht nga militantët ektremistë të shtetit islamik, rrëfejnë tmerrin që përjetuan. Gratë dhe tre vëllezërit e tyre ishin në mesin e qindra grave, burrave dhe fëmijëve të marrë peng nga militantët pasi pushtuan fshatin e tyre Tal Ezeri, krahinë në veri të mosulit, në afërsi të kufirit me Sirinë vitin e kaluar.
Ato rrëfejnë se u ndanë nga burrat dhe u dërguan në siri për tu shitur në një ankand pengjesh. Njëra prej tyre thotë se cdo grua që ndodhej aty, është dhunuar nga ektremistët.
“Na cuan në Raka të Sirisë dhe na grumbulluan në një sallë me rreth 200 vajza nga Siria. Pas dy ditësh, ata filluan të vijnë një e nga një duke marrë secili nga një vajzë. Por kjo ndodhte pasi na godisnin dhe qëllonin si të mundnin, pasi vajzat të cilat kishin kombësi të ndryshme kundërshtonin të shkonin me ta. Refuzimi paguhej me paraburgim dhe përdhunim,” shprehet ajo.
Më e vogla nga dy motrat, e veshur me një fustan me lule, thotë se i dërguan në Idlib, ku më pas i shitën tek një militant tunizian i cili i torturonte dhe përdhunonte sistematikisht. Ajo thotë se militantët stërvisnin edhe fëmijë 5 vjeç.
“Ata na çuan në fusha të shkreta , në kampet e tyre të trajnimit, ku stërvisnin fëmijë 5 dhe 6 vjeçarë. Përpos stërvitjes fizike, ato mbanin leksione për ti edukuar me ligjet e tyre të kalifatit, thotë ajo.
Gratë arritën të arratisen me ndihmën e një anëtari të familjes, i cili organizoi shpëtimin e tyre. Ata u dërguan në një xhami dhe pastaj ilegalisht kaluan kufirin mes sirisë dhe irakut, ku u bashkuan me anëtarët e tjerë të familjes.
Shumë të tjera ende janë pengje të shtetit islamik, i cili vetëm në 2014 ka rrëmbyer të paktën 3000 gra dhe vajza në Irak .
Sigal