Shpërthim tronditës në veri të Francës, raportohet për disa viktima

475
Një shpërthim i fuqishëm ka rrëzuar një ndërtesë banimi në qytetin e Nonancourt, në veri të Francës. Mediat flasin se ngjarja ka shkaktuar shumë viktima. Tre persona raportohet se janë plagosur, një person ka mbetur nën rrënojat e godinës së shembur dhe tre të tjerë rezultojnë të humbur. Këto të dhëna i ka raportuar agjencia e lajmeve franceze “BFM”, duke cituar zjarrfikësit në vendngjarje. Mendohet se shkaku i shpërthimit mund të ketë qenë një shpërthim gazi. Ekipet e ambulancës dhe 140 zjarrfikës kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Në ndihmë kanë ardhur edhe katër helikopterët e emergjencës. Rreth 30 banorë janë evakuuar nga ndërtesa pas shpërthimit, njoftojnë mediat lokale. Nonancourt është një qytet në Francën veriore.
Sigal