Sigal

Pamjet e kamionit që ndaloi buzë urës së shembur në Xhenova duke i shpëtuar tragjedisë kanë bërë gjiron e botës. Shoferi i kamionit F.L. ia doli që në momentin e duhur ndalte automjetin dhe të mos binte nga lartësia prej 45 metrash.

Ai ka treguar e ka përshkruar se si e ka parë zhdukjen e autostradës para vetes.

Shoferi 37 vjeçar po kthehej sipër urës Morandi pasi kishte bërë shpërndarjen e furnizimeve kur e pa me sy shembjen, shkruajnë mediat e huaja.

“E pashë rrugën tek shembej, me të gjithë automobilat mbi të që i kisha para vetes”, u tha ai shpëtimtarëve pas shembjes së të tmerrshme të urës në të cilën vdiqën 40 veta.
Kamioni i tij i gjelbër zuri mediat botërore,

Ai edhe sot vërehet në viadukt , i lënë në vendin ku ai e kishte ndaluar me frerë. Pas ndalimit shoferi kishte kërcyer nga kabina e vet dhe ishte strehuar në vend të sigurt.

“Shoferi edhe më tej është në gjendje shoku, por nuk është i lënduar”, ka thënë Giovani D’Alessandro, drejtor i supermarketit nga i cili ai bart’te mallra.

Shemja e urës në Xhenova shkaktoi një tragjedi të vërtetë ku numri I të vdekurve ka shkuar në 39, mes tyre dhe dy shqiptarë.