Gjyqi i Xhihadistëve, një prej të pandehurve kërcënon avokaten

488
Ka vijuar edhe sot gjyqi për 9 personat e akuzuar si xhihadistë, për rekrutimin e personave nga Shqipëria në drejtim të Sirisë.
Gjatë seancës, një prej të pandehurve, Zeqir Imeri ka kërcënuar avokatën mbrojtëse të caktuar nga gjykata.
Mësohet se Imeri i ka thënë avokatës që të mos flasë në emrin e tij.
“Mos fol në emrin tim, mos u ngri nga vendi për të mirën tënde”, i ka thënë Zeqir Imeri avokates.
Seanca e sotme ka vijuar me dëgjimin e përgjimeve ambientale.
Sigal