Gjuriç: Miratimi i rezolutës për gjenocid, armiqësore për Serbinë

447
Drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, ka deklaruar se miratimi i rezolutës për gjenocid në Kuvendin e Kosovës, do të ishte pengesë për zhvillimin e një dialogu normal në mes Prishtinës dhe Beogradit dhe do të vinte në dyshim të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në Bruksel. Për B92 në Serbi, Gjuriç ka thënë se është i sigurt që përfaqësuesit serbë në Kuvendin e Kosovës nuk do të mbështesin një propozim të tillë. “Nëse kjo rezolutë kalon në Kuvend, jo do t’i vështirësonte bisedimet për normalizimin e raporteve. Një lëvizje e tillë do të ishte armiqësore për vendin dhe popullin tonë”, ka thënë Gjuriç. Duke folur për vendimin e Kuvendit për të riproceduar votimin e Speciales, ai ka thënë se nuk ka besim në vullnetin politik të Prishtinës për t’i ndjekur penalisht krimet e luftës.
Sigal