Gjermania riatdheson 78 serbë dhe 54 shqiptarë

87
Gjermania ka vazhduar politikën e saj të dëbimit masiv dhe të shpejtë të të gjithë atyre azilantëve të cilët nuk u është pranuar kërkesa, kryesisht banorë të Ballkanit Perëndimor. 

Dje, e Martë, nga regjioni i Sachsen Anhalt janë riatdhesuar 78 serbë, ndërsa sot, e Mërkurë, nga kampi i Lajpcigut janë dëbuar 38 shqiptarë nga Shqipëria dhe 16 nga Kosova, njofton hallespektrum.de, trasmetojnë mediat.
Aeroplani fillimisht ka fluturuar për në Tiranë, ndërsa më pas për në Prishtinë. Prej fillimit të vitit nga Sachsen Anhalt janë riatdhesuar 953 refugjatë.