Gjermania po liron kampet për klandestinët sirianë, deporton 80 shqiptarë

498
Gjermania ka deportuar 80 shqiptarë të tjerë që nuk plotësonin kushtet për azil. Azilkërkuesit mes të cilëve gra dhe fëmijë janë paralajmëruar disa herë nga autoritetet gjermane se nuk mund të qendrojnë pasi Shqipëria dhe shtetet e tjera të rajonit konsiderohen vende të sigurta dhe Gjermania do të ofrojë strehim për klandestinët sirianë.
Disa prej të deportuarve, edhe pse jetonin në kampe të mbipopulluara, nuk e kanë pritur mirë vendimin për tu larguar nga Gjermania pasi thonë se nuk kanë me se të jetojnë.
Flet azilkërkuesja e deportuar: “Ne në Gjermani ikëm nga halli, siç ikën gjithë të tjerët ikëm dhe ne, por shteti gjerman aq deshi, aq na mbajti. Na kanë trajtuar shumë mirë. Bukë na kanë dhënë, fëmijët i kanë ushqyer, na kanë respektuar, por ne ishim në kamp, nuk kishim lekë, dhe nuk e dimë si do bëjmë tani që u kthyem këtu, probleme kemi, në borxhe jemi, fëmijët i kemi pa shkollë, se me çfarë do t’i veshim nuk e dimë”
Pjesa më e madhe e të deportuarve kanë qëndruar fillimisht në kampe dhe më pas në hotele për rreth 5 muaj. Gjermania po përshpejton procedurat e deportimit për azilkërkuesit nga Ballkani për ti siguruar qëndrimin dhjetëra mijëra emigrantëve sirianë që po mbërrijnë çdo ditë. 37 mijë shqiptarë kanë kërkuan azil nëGjermani që prej janarit të këtij viti, por një pjesë e mirë e tyre po sillen çdo ditë në atdhe me avionë të posaçëm.
Sigal