Gjermani, vret të dashurën me kastravec

575
Një burrë gjerman ka vrarë pa dashje të dashurën e tij duke përdorur një kastravec gjatë marrëdhënies seksuale dhe tashmë ka dalë përpara gjykatës për “vrasje neglizhente”. 46-vjeçari Oliver Dietmann mund të dënohet me 5 vite burgim për vrasjen e 46-vjeçares Rica Varna. Gjykata e Manhajmit paraqiti ngjarjen me detaje, që përveç kastravecit përfshinin edhe karota, në kohën që në sallë ishin edhe familjarët e viktima. Oliver i ka thënë gjykatësit se shpesh ai dhe e dashura e tij përdornin perimet në vend të lodrave të seksit. Ja çfarë ndodhi sipas tij: “Pasi kastraveci e arriti qëllimin e tij, ia futa në gojë. Papritur, pashë që nga kuzhina po dilte tym. Kisha lënë një copë mish në sobë për qenin dhe shkova me vrap ta hiqja nga zjarri. Pasi ushqeva qenin, shkova në ballkon për të pirë një cigare. Kur u ktheva në shtrat, ajo ishte pa ndjenja”. Mjekët thanë se kastraveci i kishte mbyllur rrugët e frymëmarrjes 46-vjeçares. “I akuzuari nuk duhet ta kishte lënë vetëm për aq shumë kohë”, tha prokurori Reinhard Hoffman.