Gjermani, pezullohen udhëtimet deri më 4 tetor të Deutsche Bahn

476
Kompania gjermane e trenave Deutsche Bahn tren thotë ka pezulluar shërbimet kryesore ndërkombëtare mes Mynihut, Austrisë dhe Hungarisë deri më 4 tetor për shkak të krizës së klandestinëve. Qyteti i Mynihut në shtetin jugor të Bavarisë në Gjermani, ka qenë pika kryesore e hyrjes për të gjitha ata që janë në kërkim të nëj jete më të mirë në vendet europiane.
Ndërkohë, numri i lartë i klandestinëve dhe azilkërkuesve ka zemëruar gjermanët të cilët shprehin kundërshtimin e tyre për pranimin e emigrantëve. Të hënën rreth 5 mijë persona protestuan në një demontratë të organizuar nga Pegida, grupim i cili është kundër asaj që e quan “islamizimi i Evropës”.
Turmës iu bashkuan gjithashtu disa polikanë , të cilët kërkuan vënien e tavanit në numrin që duhet të pranohen në të gjithë Gjermaninë.
Ndërkohë teksa përçarjet janë qoftë në nivelin politk dhe atë social mbi klandestinët që vijnë nga konfliketet e armatosura, raporti i fundit i OSBE thotë se numri i atyre që do të kërkojnë azil deri në fund të viti 2015 do të jetë i paimagjinueshëm me mbi 1 milion procedura për azil.
Sipas OSBE, rreth 450 persona do të mund të përfitojnë statusin e azilantit, një shifër kjo e konsideruar me e larta që pas Luftës së Dytë Botërore.
Sigal